AKTUALITET /

Votat e Diasporës! Partia Socialiste vijon kryesimin në zarfet e numëruara!

Të dhënat paraprake konfirmojnë një epërsi të thellë të Partisë Socialiste, që ka marrë 13,209 vota, ose 56% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Shkruar nga Versus

 

Votat e Diasporës! Partia Socialiste vijon kryesimin në zarfet e

Procesi i numërimit të votave të Diasporës shqiptare po vijon, ndërsa janë hapur 24,022 zarfe nga gjithsej 194,889 që kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Të dhënat paraprake konfirmojnë një epërsi të thellë të Partisë Socialiste, që ka marrë 13,209 vota, ose 56% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 6,857 vota, që përfaqësojnë 28.5%, një rritje e lehtë krahasuar me projeksionet fillestare, por që nuk e ngushton ndjeshëm diferencën me kampin qeverisës.

Nisma Shqipëria Bëhet, e udhëhequr nga Adriatik Lapaj, vijon të ketë një përfaqësim dinjitoz në Diasporë, duke marrë 2,014 vota, ose 8.4%, një shifër dukshëm më e lartë se në pjesën më të madhe të qarqeve brenda vendit. Po ashtu, Partia Mundësia ka marrë 726 vota, që përbëjnë rreth 3% të totalit.

Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit, e cila në territorin shqiptar është renditur forcë e tretë, rezulton me vetëm 1% të votës së Diasporës.

Kjo është hera e parë që Diaspora shqiptare merr pjesë në një proces zgjedhor përmes votës së organizuar dhe të garantuar nga shteti, dhe pjesëmarrja ka qenë mbresëlënëse. Deri më tani, kanë mbërritur në KQZ 191,912 zarfe nga 245,935 të regjistruar për të votuar jashtë vendit, një pjesëmarrje prej 78.03%. /Versus.al/

Poll