Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e noteres 69-vjeçare në Zakynthos të Greqisë, ngjarje në të cilën janë përfshirë tre shtetas shqiptarë: një 54-vjeçar, i biri 20-vjeç dhe një bashkëkombës i tyre 50-vjeç.
Sot para gjykatës u paraqit 50-vjeçari, i cili në dëshminë e tij tregoi me hollësi se si u planifikua dhe u ekzekutua krimi, duke zbuluar rolet e secilit prej të përfshirëve.
Ai tha se ideja për grabitjen e banesës së noteres i kishte përket 54-vjeçarit, i cili ishte shprehur se ajo kishte shumë para dhe kishte bindur bashkëpunëtorët se gjithçka do të kalonte pa probleme.
“Gjithçka do të shkojë mirë, nuk do t’i bëjmë dëm askujt”, i kishte thënë ai bashkëpunëtorit, sipas dëshmisë së 50-vjeçarit.
50-vjeçari deklaroi gjithashtu se personi që goditi me thikë noteren greke ishte pikërisht 54-vjeçari.
Para se të kryenin grabitjen, ata kishin ndjekur për disa ditë lëvizjet e viktimës dhe kishin mësuar se ajo largohej nga zyra çdo ditë në orën 8 të mëngjesit.
Në mëngjesin e ngjarjes, 54-vjeçari i kishte kërkuar 50-vjeçarit që të merrte me vete një thikë, duke e siguruar se “nuk do të ndodhte asgjë”. Kur 50-vjeçari kërkoi të shtynin grabitjen pasi ishte i dehur, ideatori nuk pranoi.
Në këtë plan, djali 20-vjeçar i 54-vjeçarit kishte rolin e transportuesit, duke sjellë dhe marrë bashkëpunëtorët nga vendi i ngjarjes./Versus.al







