AKTUALITET /

Vrasja e 14 vjeçarit, i mituri rrëfen detaje tronditëse nga spitali: Jam goditur nga dy thika!

Sipas të miturit në ngjarje kanë që tre persona por që nuk që nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë

Shkruar nga Versus

Vrasja e 14 vjeçarit, i mituri rrëfen detaje tronditëse nga

Luisi shoku i 14 vjeçarit të vrarë Martin Canaj, i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, ka treguar detaje të reja nga konflikti. 

Sipas të miturit në ngjarje kanë që tre persona por që nuk që nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë i cili në dëshminë e tij thotë se e ka ngritur në ajër në momentin kur po mbronte shokun e tij, Martinin. Luisi shprehet se thika me të cilën autori i ngjarjes i mituri Mario Përlleshaj e ka goditur i ka prekur pak zemrën.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër.  Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit” ka treguar 14-vjeçari për “Review” në Euronews Albania.

Gjithashtu Luisi ka bërë thirrje që të bëjnë ekspertizën në spital pasi pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

“Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata. Djalin tjetër nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje”, tha ai.

Babai i Luisit më herët është shprehur se i pranishëm në ngjarje ka qenë dhe një shok i autorit  Mario Përlleshajt, Klodion Begaj. Ai është shprehur se Klodion Begaj ka qenë i pari që ka goditur djalin e tij në shpatull ndërsa herën e dyrë autori i dyshuar i ngjarjes Mario Përlleshaj./Versus.al

Poll