AKTUALITET /

Vrasja e 15 vjeçarit në Shkodër, rrëfehet autori i mitur: Emiljano më qëlloi i pari, e godita për vetëmbrojtje

Është rrëfyer para togave të zeza 15 vjeçari i cili i mori jetën bashkëmoshatarit të tij. Ai është shprehur se e bëri për vetëmbrotje dhe se nuk kishte qëllim ta vriste.

Shkruar nga Versus
Vrasja e 15 vjeçarit në Shkodër, rrëfehet autori i mitur:
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme kur 15 vjeçari Emiljano Gjoni u vra nga një bashkëmoshatar I tij në lagjen ‘Skanderbeg’ të qytetit verilindor .

Sipas dëshmive të para autori i dyshuar i kësaj vrasje, po i mitur (15 vjeç) K.Kolbuçi e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëmoshatarin e tij duke e lënë më pas në rrugë.

Ai u arrestua pas tre orësh  dhe pas shoqërimit në polici, 15 vjeçari kishte një plagë në krah për të cilën është shprehur se ia ka shkaktuar viktima.

I pyetur nën praninë e psikologut dhe të avokatit për shkak të moshës së tij të mitur, 15 vjeçari është shprehur se ishte viktima ai që e qëlloi i pari në sup me thikë por më pas ai e ka qëlluar për vetëmbrotje me idenë për ta plagosur jo për ta vrarë.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja” wshtw shprehur 15-vjeçarit K. Kolbuçi para togave të zeza.

Viktima dhe autori frekuentonin të dy shkollën e mesme profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër.

Dyshimet e para janë se dy të miturit mund të kenë pasur konflikt më të hershëm duke qenë se ishin në të njejtën shkollë.

15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në Spitalin Rajonal të Shkodrës./Versus.al

Poll