Çfarë do të gjeni në brendësi
*Shkodra u trondit mbrëmjen e sotme me vrasjen e një 15 vjeçari në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 19:50. *I mituri Emiljano Gjoni u gjet nga një kalimtar i rastit teksa ishte i shtrirë në rrugë i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte goditjeve të shumta me thikë që kishte në pjesë të ndryshme të trupit. *Autori i krimit të rëndë, një bashkëmoshatar i viktimës, u arrestua pas rreth 3 orëve arrati. Gjatë arrestimit, i është konstatuar një plagë me thikë në sup, gjë që bën të kuptojmë se ka qenë një përleshje mes dy të miturve. *Policia sekuestroi armën e krimit, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Vrau 15 vjeçarin, autori arrestohet pas disa orësh arrati! I mituri i plagosur në sup
Pas 3 orësh arrati, është kapur 15 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin e tij Emiljano Gjoni pas një konflikti mes tyre në lagjen "Skanderbeg" të Shkodrës.
Autori e qëlloi disa herë me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe e la në rrugë ku më pas një kalimtar e gjeti të plagosur dhe e çoi në spial. Por fatkeqësisht Emiljano Gjoni nuk u mbijetoi dot plagëve.
15 vjeçari i arrestuar gjithashtu ka mbetur i plagosur, çfarë të të kuptohet se të dyja palët kanë goditur me thika njëri-tjetrin.
"Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën."-njofton policia
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. Versus.al
Vrasja me thikë e 15 vjeçarit në Shkodër, autori e qëlloi disa herë! Ia mbathi bashkë me një person tjetër

Shkodër- Detaje të rënda janë ato të bëra me dije lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Skënderbeg” ku një 15 vjeçar u vra me thikë.
I mituri Emiljano Gjoni u gjet nga një kalimtar i rastit i cili e dërgoi në spitalin rajonal ku fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve pasi dyshohet se është qëlluar disa herë me thikë nga një person tjetër i cili dyshohet të ketë qenë një bashkëmoshatar i tij.
Burime bëjnë me dije se autori ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër kur ka kryer krimin dhe të dy më pas janë arratisur. Policia po punon për kapjen e autorit dhe të personit që dyshohet se ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Versus.al
E rëndë në Shkodër/ Vritet me thikë 15 vjeçari pas një sherri! Autori arratiset
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” ku një 15 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30.
I mituri Emiljano Gjoni është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti banal të viktimës me autorin.
“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”- thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po merret me hetimin e pistave dhe kapjen e autorit i cili ia ka mbathur menjëherë pasi ka kryer krimin. Versus.al







