
I penduari i drejtësisë për krimet e grupit të Laert Haxhiut, Artan Tafani ka vijuar sot me dëshminë e radhës në GJKKO ku ka zbuluar disa prej ngjarjeve kriminale të rënda që tronditën vendin.
Këtë herë, në dëshminë e tij përmendet edhe Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut. Sipas Tafanit, Qamil Haxhiu pas vrasjes së Albi Bashaliut në dhjetor të 2021-it, kishte dërguar pagesën 30 mijë euroshe në Tiranë të cilën e kishte marrë nga një person me emrin “Limi”. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe pas një muaji.
Dëshmia e Tafanit në GJKKO:
Tafani: Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina Audi që kishim. Mora benzin gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që s’duhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur errdhëm në Tiranë kemi lënë benzin në astir dhe për të humbur gjurmë kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë unë, Lulzim Arapi dhe Laerti.
Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi para ngjarjeve fliste Laerti me të. Pas një muaji errdhën edhe lekët e tjera dy herë nga 10 mijë na i solli Qamili babai i Laertit. I ati i Laertit, Qamili një herë ne dy tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë.
Prokuror Behar Dibra: Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?
Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Limit”
Prokurori: Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?
Tafani: Di që ishin dy cuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babin. Pasi ka folur Laerti me Limin pasi na ka dërguar një video Enriko një makinë e cila ishte e viktimës. Pas videos kam takuar të zotin e hallit pra Enrikon, në qëndër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam patur takime të tjera.
Prokurori: Është përmendur emri i Laertit?
Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Limit që eshtë Lorenc Lala.
Tafani: për vrasjen perdorëm dy makina. Nje audi të bardhë dhe një mercedez benz. Makinën mercedez benz e lamë tek një dyqan që shiste lule në autostradë. Në Gjocaj ku kishte edhe banesen viktima, shkuam me audin e bardhë. Pas vrasjes, shkuam me makinen e viktimës tek makina tip benz dhe ikëm për në Tiranë. Makinën e viktimës e dogjëm, ndërsa gjatë rruges çmontova edhe armën.
Lili është krahu i djathtë Sajmir Taullahut. Lili mbante lekët e të gjithvë të Laertit, Sajmirit të të gjithëve. Audi i bardhë drejtohej nga Lulzimi ndërsa un kisha benz, derisa kemi arritur në Rrogozhinë. Më pas mora audin, benzin e lamë që ta kishim kur të ktheheshim.
Lulzimi kaloi pasagjer unë shofer, parkuam 10 metra nga vendi ku ndodhi ngjarja, viktima ka arrdhur rreth orës 8 të mëngjesit. Audi ishte te garazhdi i Elisjano Abedinit, targat i ka marrë Lulzimi diku targat në Tiranë të vjedhura.
Prokurori: Pas ngjarjes u kthyet prap tek benzi?
Tafani: U rikthyem me makinën e viktimës, Lulzimi ndezi benzin dhe më priste. Audi nuk ndezi dhe e dogjëm në vendngjarje, e dogjëm se kështu e mendova unë, kishim në makinë dy bidona benzinë. Djegia e Audit në vendngjarje nuk kishte e menduar, do e digjnim ku lashë benzin.
Vrasja e Albi Bashaliut më 27 dhjetor të 2021-it:
Albi Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele. Versus.al







