AKTUALITET /

“Vrasja e djalit tim po manipulohet”, e ëma e 14 vjeçarit të ndjerë: Të ketë lëvizje në Kuvend, shoqëria ka dështuar

Nëna e 14 vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij 1 muaj më parë, bëri thirrje për dorëheqje dhe ndryshime në parlament duke dhënë mesazhin se shoqëria shqiptare ka dështuar.

Shkruar nga Versus

“Vrasja e djalit tim po manipulohet”, e ëma e 14

Prej një muaji ende nuk ka një zbardhje të plotë të vrasjes së rëndë të një nxënësi 14 vjeçar të ndodhur rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Mbrëmjen e djeshme, e ëma e tij, Floriana Cani ka deklaruar në “Opinion’ se ndryshe nga versioni i policisë, ajo i beson shokut të plagosur të djalit të saj i cili ka deklaruar se kanë qenë 2 persona që i kanë qëlluar me thikë. Ndërsa hodhi dyshime se ka përpjekje për të manipuluar ngjarjen.

“Po ato që ka dëshmuar Luisi unë i besoj dhe nuk dua që të mbulohet ajo që thotë Luisi sepse unë besoj se këtu ka manipulim sepse për çdo lloj rasti zbulohet brenda pak minutash ndërsa unë jam bërë një muaj që po rënkoj e qaj dhe askush nuk më jep përgjigje”- u shpreh Floriana Cani.

Teksa bëri thirrje për dorëheqje deri tek ministrja e Arsimit, e ëma e 14 vjeçarit të ndjerë tha se duhet të ketë edhe lëvizje në Kuvend duke deklaruar se shqiptarët kanë dështuar si shoqëri dhe institucione.

“Mesazhi i fundit unë këtu do ta them dhe e kam menduar. Unë dua që në Parlament të bëhet një lëvizje, patjetër. Sepse unë po e shoh që këtu nuk ka shpresë. Këtu kemi dështuar si shoqëri, si institucione, si shkolla dhe gjithçka. Jo vetëm për humbjen e djalit tim, por këtu po ndodhin çdo ditë për këtë jemi koshient besoj. Unë do jem e para që do të marr një nismë atje nëse ju më mbështesni. Këtu duhet kush të jetë aty nga i pari tek i fundit të marrin vendin që ju takon. Unë jam Florina, unë mbaj fëmijët. Unë bëjë këtë punë tjetri bën tjetrën dhe jo me Lekë e korrupsion. Kështu se luftojmë korrupsionin ne”- shtoi e ëma e të miturit të vrarë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: