
Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Samet Lokës dhe Sabah Nuzit, të dy të arrestuar ditën e djeshme si të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Klevis Lleshit në 2020-ën.
Në përfundim të seancës, Samet Loka është liruar nga qelia duke u lënë në arrest shtëpie ndërsa Sabah Nuzi është mbajtur nën masën e arrestit në burg.
Ndërkohë për ngjarjen e rëndë, në Itali u arrestua Sajmir Kolaveri i cili gjithashtu dyshohet të jetë i përfshirë. Në kërkim është Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri i cili dyshohet të jetë porositësi i kësaj vrasje me qëllim hakmarrjen ndaj fisit Lleshi për vrasjen e vëllait të tij në Anglin ë 2012-ën.
SPAK zbardhi vrasjen si pasojë e zbërthimit të mesazheve në aplikacionin SkyEcc. Sabah Nuzi rezulton të ketë qenë ekzekutori, ndërsa Aurel Hoxha porositësi i cili i ka dhënë autorit 50 mijë euro për eleminimin e 21 vjeçarit, trupi i të cilit nuk u gjet për 2 vite. Nga ana tjetër Sajmir Kolaveri dyshohet se ka qenë ndërmjetësi mes pronarit të lokalit “Monopol”, Aurel Hoxha dhe ekzekutorit Sabah Nuzi. Ky i fundit ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Versus.al







