AKTUALITET /

Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Shkruar nga Versus
Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)
Foto: Viktima Kristian Marku alias Bardhi

Erald Cenaj është 36 vjeçari nga Kukësi i arrestuar nga policia nën dyshimin se u ka siguruar autorëve makinën për të kryer vrasjen e Kristian Markut më 13 janar në Vlorë.

Sipas policisë, pamjet filmike dhe provat e siguruara, tregojnë se 36 vjeçari Cenaj ka siguruar automjetin e vjedhur për t’u dhënë më pas autorëve të cilët e kanë përdorur për të kryer atentatin ku mbeti i vdekur Kristian Marku alias Bardhi.

Ditë më parë u bë me dije se targat e mjetit që u gjet i djegur pas atentatit, i ishin vjedhur makinës së një oficeri policie. Gjithashtu janë sekuestruar prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Po punohet për kapjen e autorëve të përfshirë në këtë atentat. Ndërsa pista kryesore e hetimit vijon të jetë hasmëria mes fiseve Marku dhe Reçi në Rrëshen. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: