Live Updates /

Ekzekutimi në Vlorë/ Publikohet fotoja e viktimës! Policia shoqëron 4 anëtarët e fisit Reçi! Autorët vodhën targat e makinës së oficerit

*Kristian Marku, 30 vjeçari i cili u ekzekutua dje në Vlorë, ka qenë në Tiranë para se të mbërrinte në qytetin bregdetar ku i ishte ngritur pritë. *Sipas detajeve të zbardhura, targat e makinës së autorëve që dyshohet të kenë qenë 3 persona, i përkisnin automjetit në pronësi të një oficeri policie në Vlorë. *Një ndër pistat kryesore të hetimit lidhet me hakmarrjen 28 vjeçare mes fiseve Reçi e Bardhi në qytetin e Rrëshenit. *Burime bëjnë me dije se deri më tani 4 persona nga Rrësheni, anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi atentatin e ndodhur. *Viktima, i cili përdorte edhe emrin Kristian Bardhi, është nipi i Martin Bardhit i cili u ekzekutua në Rreshen në shtator të vitit 2023.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 JAVE ME PARE

Ekzekutimi i 30 vjeçarit në Vlorë, publikohet FOTO-ja e Kristian Markut

Ekzekutimi në Vlorë/ Publikohet fotoja e viktimës! Policia

Personi në foto është Kristian Marku alias Kristi Bardhi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës.

Burime për media bëjnë të ditur se viktima ishte babai i një fëmije të mitur. 

Një ndër pistat kryesore të hetimit për ekzekutimin e 30 vjeçarit lidhet me hakmarrja shumë prej më shumë se dy dekadash mes fiseve Reçi e Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Viktima, i cili përdorte edhe emrin Kristian Bardhi, është nipi i Martin Bardhit i cili u eksekutua në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

Deri më tani 4 persona nga Rrësheni, anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi atentatin e ndodhur. Ata po pyeten lidhur me përplasjen e mëhershme mes tyre dhe fisit Marku, ndërsa deri më tani, në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Novoselë të Vlorës./Versus.al

3 JAVE ME PARE

Pse udhëtoi viktima drejt Vlorës? Detaje nga vrasja e Kristian Markut: Autorët vodhën targat e makinës së oficerit

Ekzekutimi në Vlorë/ Publikohet fotoja e viktimës! Policia

Kristian Marku, 30 vjeçari i cili u ekzekutua dje në Vlorë, ka qenë në Tiranë para se të mbërrinte në qytetin bregdetar ku i ishte ngritur pritë.

Sipas detajeve të zbardhura, targat e makinës së autorëve që dyshohet të kenë qenë 3 persona, i përkisnin automjetit në pronësi të një oficeri policie në Vlorë.

Teksa ende nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen, mbeten mister arsyet përse viktima kishte zgjedhur të udhëtonte drejt Vlorës. Deri më tani pista kryesore është ajo e gjakmarrjes me fisin Reçi në Rreshen. Dy prej anëtarëve të kësaj familje u morën në pyetje nga policia, por mohuan të kishin lidhje me ngjarjen. Versus.al

3 JAVE ME PARE

Ekzekutimi i Kristian Markut, shoqërohen në polici 4 anëtarë të fisit Reçi! Hakmarrja, pista kryesore e hetimit

Ekzekutimi në Vlorë/ Publikohet fotoja e viktimës! Policia

Detaje të reja janë publikuar ditën e sotme lidhur me atentatin e ndodhur dje në Vlorë ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Kristian Marku nga Rrësheni.

Burime bëjnë me dije se deri më tani 4 persona nga Rrësheni, anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi atentatin e ndodhur. Ata po pyeten lidhur me përplasjen e mëhershme mes tyre dhe fisit Marku, ndërsa deri më tani, në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Novoselë të Vlorës.

Mësohet se autorët të cilët dyshohet të kenë qenë 3 persona, e kanë pritur të riun në mbikalimin e Novoselës ku kanë nisur ta ndjekin dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri. 30 vjeçari mori 3 plumba në trup dhe humbi jetën në vendngjarje.

Ashtu si në ngjarjet e tjera kriminale, autorët dogjën automjetin e përdorur gjatë këtij atentati, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Një ndër pistat kryesore të hetimit lidhet me hakmarrjen 28 vjeçare mes fiseve Reçi e Bardhi në qytetin e Rrëshenit. Viktima, i cili përdorte edhe emrin Kristian Bardhi, është nipi i Martin Bardhit i cili u eksekutua në Rreshen në shtator të vitit 2023.

Ndërsa në vitin 2020 ishte ekzekutuar me snajper Kastriot Reçi. Në mars të vitit 2023, nipi i tij Saimir Reçi i shpëtoi një atentati me armë zjarri, për të cilin u arrestua viktima e djeshme Kristian Marku, por u lirua më pas sepse nuk u arrit të provohej përfshirja e tij në ngjarje. Versus.al

Poll