AKTUALITET /

Vrasja e të riut në Shkodër, policia merr në pyetje familjarët e shokët! Asnjë gjurmë nga autorët

Policia nuk ka ende një pistë konkrete hetimi pasi i riu nuk ka qenë person problematik dhe nuk raportohet të ketë patur konflikte me dikë.

Shkruar nga Versus
Vrasja e të riut në Shkodër, policia merr në pyetje
Viktima Kristian Kola dhe vendi ku u vra me armë zjarri

Shkodër- Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e 34 vjeçarit Kristian Kola, mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Vasil Shanto”, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të dy autorëve me motor të cilët e ekzekutuan të riun dhe u zhdukën në një rrugicë të qytetit.

Dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dhjetëra persona, ndërsa Kristian Kola u qëllua nga persona të maskuar teksa ishte në një lokal duke pirë kafe. Ai tentoi të largohej për t’u shpëtuar plumbave, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Viktima menaxhonte një firmë ndërtimi me të atin dhe së fundmi kishte marrë një projekt për rikonstrukcionin e kinemasë së qytetit. Nuk ka patur asnjë precedent kriminal të mëparshëm dhe për pasojë policia ende nuk ka një pistë konkrete hetimi.

Përgjatë orëve të fundit, janë marrë në pyetje familjarët e të riut dhe ndërkohë policia po verifikon të gjitha kontaktet e fundit të tij. Versus.al

Poll