
Tiranë- Ardian Baloshi u vra me armë zjarri nga Sadik Llanaj pas një sherri që këta të fundit kishin patur gjatë lojës në një kalçeto të Paskuqanit.
Viktima, ishte duke ecur me persona të tjerë në momentin kur autori i shpallur në kërkim i është afruar me automjet dhe ka hapur zjarr duke e lënë të plagosu rëndë 26 vjeçarin. I riu u transportua për në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet me të cilin erdhi. Në terren për kapjen e Llanajt janë angazhuar edhe forcat RENEA pasi dyshohet si personazh me rrezikshmëri të lartë dhe për më tepër është ende i armatosur. Versus.al


