AKTUALITET /

Vrasja te “Fan Noli”, mbahet sot seanca praprake! Mbërrijnë prindërit e Martin Canit

Pavarësisht kërkesës së familjarëve të viktimës, seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Shkruar nga Versus

Vrasja te “Fan Noli”, mbahet sot seanca praprake!

Tiranë- Prindërit e Martin Canit të shoqëruar nga familjarë të tyre, janë paraqitur sot në gjykatë për seancën paraprake ndaj Mario Përlleshajt, autorit tëvrasjes sëdjalit të tyre.

Në seancë u paraqit edhe Luis Meçe, 14 vjeçari që mbeti i plagosur ndërkohë që përpiqej t’i dilte në krah shokut të tij Martinit në sherrin me adoleshentët e tjerë.

Autori i vrasjes, Mario Përlleshaj akuzohet për vrasje të të miturit në rrethana cilësuese. Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 rreth 200 metra larg shkollës 9 vjeçare "Fan Noli" ku si viktima dhe autori ishin nxënës.

Mes tyre kishte pasur një sherr të nisur në rrjetet sociale që më pas ishte zhvendosur në shkollë. Pavarësisht se oficerja e policisë dhe mësuesit mendonin se sherri mes të miturve ishte zgjidhur pasi i kishin ballafaquar me njëri-tjetrin, ngjarja nuk rezultoi të kishte qenë kështu. 

Të dy djemtë u takuan pas mësimit. Mario Përlleshaj i shoqëruar nga disa shokë të tij, mbante në dorë thikën, ndërsa për t'i ardhur në ndihmë Martinit, ndërhyri edhe shoku i tij Luis Meçe i cili mbeti i plagosur nga goditjet me thikë.

Seanca e mbajtur më 10 mars, u shty për sot, ndërsa prindërit e adoleshentit të ndjerë pretendojnë për zvarritje të hetimeve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: