Në datën 22 nëntor në orën 09:30 do të mbahet seanca për masën e sigurimit, ndaj autorit M.P i cili vrau me thikë gjatë një konflikti banal bashkëmoshatarin e tij M.C.
Më herët Prokuroria e Tiranës ashpërsoi akuzat ndaj autorit të vrasjes. Prokuroria vlerësoi se i mituri duhet të akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndon edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Me pankarta në duar me shkrimet “Kush vret një njeri, fik një univers të tërë” qindra qytetarë mes të cilëve, mësues, prindër, nxënës dhe gjyshër marshuan sot nga vendi ku 14 vjeçari M.C u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në shkollën “Fan Noli” e deri tek ministria e Arsimit.
Para ministrisë ata kërkuan në kor dorëheqjen e Ogerta Manastirliut.Para kamerave prindërit u shprehën se nuk ndiheshin të sigurt për të dërguar fëmijët në shkollë, duke theksuar se ka grupe të rinjsh të cilët shkojnë vetëm për të bërë trazira dhe për të shitur drogë./Versus.al







