AKTUALITET /

Vrau gruan në sy të fëmijëve 4 dhe 6 vjeç, vetëvritet në qeli 31-vjeçari shqiptar

Pas vrasjes, në një gjendje të thellë konfuze, Toçi është larguar nga shtëpia dhe ka telefonuar kunatën, së cilës i ka kërkuar ndihmë. Gruaja, e tronditur, ka zbuluar gjithçka përmes një video-telefonate me nipërit, ku fëmijët e mitur kishin qëndruar pranë trupit të pajetë të nënës.

Shkruar nga Versus

Vrau gruan në sy të fëmijëve 4 dhe 6 vjeç,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në burgun Sammaritan, ku Lulzim Toçi, 31 vjeç, ka kryer akt vetëvrasjeje në njësinë psikiatrike të institucionit, aty ku po vuante dënimin për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij.

Ngjarja e rëndë që çoi në arrestimin e tij ndodhi më 9 tetor 2024, në banesën e çiftit në San Felice a Cancello, në Napoli, ku Toçi mbyti me duar bashkëshorten 24-vjeçare, Eleonora, përpara syve të dy fëmijëve të tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç.

Pas vrasjes, në një gjendje të thellë konfuze, Toçi është larguar nga shtëpia dhe ka telefonuar kunatën, së cilës i ka kërkuar ndihmë. Gruaja, e tronditur, ka zbuluar gjithçka përmes një video-telefonate me nipërit, ku fëmijët e mitur kishin qëndruar pranë trupit të pajetë të nënës.

Menjëherë pas kësaj, policia italiane ka ndërhyrë, duke arrestuar Lulzim Toçin pranë banesës së kunatës, ku ai ka pohuar menjëherë krimin me fjalët:

“Kam vrarë gruan time.”

Sipas raportit të ekspertizës mjeko-ligjore, Lulzim Toçi vuante nga skizofrenia akute, dhe krimi është kryer në gjendje të papërgjegjshmërisë momentale, i shtyrë nga impulse të pakontrolluara për shkak të gjendjes së rënduar mendore.

Vetëvrasja e tij ndodhi në ambientet e posaçme të njësisë psikiatrike të burgut, ku Toçi po trajtohej nën mbikëqyrje mjekësore. Megjithatë, ai ka arritur t’i japë fund jetës, në rrethana që janë ende nën hetim nga autoritetet italiane.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, jo vetëm për dhunën barbare ndaj një gruaje të re, por edhe për faktin se gjithçka ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët tashmë kanë mbetur jetimë dhe nën kujdesin e të afërmve. /Versus.al/

Poll