
Korçë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Pogradec ku 52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të përfshirë nga zjarri.
Për ngjarjen e cila fillimisht u raportua si vdekje për shkak të asfiksimit, u arrestua më vonë 31 vjeçari Ilirjan Selmani i cili u zbulua se kishte patur një lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh.
Sipas policisë në trupin e 52 vjeçares u gjetën disa plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë duke e hedhur poshtë dyshimin se ngjarja kishte ndodhur nga asfiksimi si pasojë e tymit. Ilirjan Selmani e ka vrarë me thikë Teçon dhe më pas i ka vënë flakën banesës së saj për të zhdukur gjurmët e krimit.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit është larguar nga banesa për t’u arrestuar pas disa orëve. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në momentin e shoqërimit nga policia, autori pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen e rëndë.
Viktima jetonte vetëm dhe fqinjët e përshkruajnë si njeri të qetë që nuk kishte patur probleme më parë. Versus.al







