
Në Gjykatën e Tiranës mbahet sot seanca paraprake ndaj 14 vjeçarit M.P autorit të vrasjes të bashkëmoshatarit të tij M.C më 18 nëntor të vitit të kaluar.
Në pamjet e siguruara nga Versus.al shihet momenti kur dy prindërit e adoleshentit të ndjerë M.C futen në gjykatë. Më 11 shkurt të këtij viti, prokuroria mbylli hetimet dhe kaloi për gjykim dosjen e ngjarjes së rëndë.
Dy prindërit e të miturit, kanë mbajtur protestë më herët para ministrisë së Arsimit, duke kërkuar llogari për zvarritjen e hetimeve dhe ndëshkimin e autorit përgjegjës. Versus.al
View this post on Instagram








