AKTUALITET /

Vr*u biznesmenin italian dhe u dorëzua, autori hesht në gjykatë! Lihet në burg pa afat

Avokati i Sulçajt, tha se do ta apelonte masën e sigurisë nën argumentit e masës lehtësuese për shkak se klienti i tij u vetëdorëzua.

Shkruar nga Versus
Vr*u biznesmenin italian dhe u dorëzua, autori hesht në gjykatë!
Viktima, Edoardo Sarchi dhe autori Kamber Sulçaj

Gjirokastër- Gjykata ka lënë në burg pa afat, Kamber Sulçajn, 48 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi më 27 shtator në fshatin Salari të Tepelenës.

Autori u vetëdorëzua në polici dy ditë më parë ndërsa gjatë gjithë seancës së sotme gjyqësore qëndroi i heshtur. Avokati i tij është shprehur se do ta ankimojë në Apel masën e burgut pa afat duke e konsideruar dorëzimin e tij në polici si rrethanë lehtësuese.

Kujtojmë se vrasja e biznesmenit ndodhi në mesnatën e 27 shtatorit dhe fillimisht rreth 3 ditët e para u mbulua me mister duke aluduar se vrasësi mund të ishte Gazment Braçi, djali i Eqerem Braçit, ortakut të viktimës në biznesin e fabrikës së tullave në Tiranë.

Por dy dëshmitarë dhe pamjet e sigurisë sqaruan gjithçka. Autori rezultoi të ishte Sulçaj i cili fillimisht kishte patur një konflikt me Gazmend Braçin për faktin se ky i fundit po udhëtonte me makinë me drita të gjata. Pas debatit, autori e ka ndjekur Braçin, ndërsa ky i fundit kishte patur një problem me makinën dhe kishte telefonuar të atin Eqerem Braçi i cili së bashku me italianin kishin shkuar për t’I ardhur në ndihmë.

Me të mbërritur në vendngjarje, ndaj tyre pati të shtëna me armë për shkak se Sulçaj po qëllonte drejt Braçit në vendin ku kishte mbetur me makinë. Njëri prej plumbave bëri rikoshet dhe kapi italianin në këmbë duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe që më pas i solli vdekjen. Versus.al

Poll