Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-polici Ludjan Zaimi për dënimin e tij me 30 vite burg nën akuzën e vrasjes së kolegut të tij brenda komisariatit nr.3 në Tiranë.
Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes me paramendim të punonjësit të policisë, Çaush Saliasi.
Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi më 23 maj të vitit 2022 kur Zaimi duke përdorur armën e tij të shërbimit, qëlloi për vdekje kolegun e punës i cili humbi jetën në spitalin e Traumës.
Në dëshminë e dhënë në gjykatë, Zaimi ka pretenduar se shkak për aktin e rëndë të ndërmarrë prej tij ishte bërë tallja dhe bullizimi i vazhdueshëm nga ana e viktimës, Saliasi. Pavarësisht se të dy bënin shaka me njëri-tjetrit gjatë kohës kur ishin në shërbim, ngjarja mori rrjedhë tjetër duke bërë që Zaimi të qëllonte drejt kolegut të tij. Versus.al

