POLITIKË /

Samiti në Bruksel, Rama takohet me presidentin e Këshillit të Evropës

Gjatë ditës, Rama do marrë pjesë në seancën plenare për integrimin gradual në BE.

Shkruar nga Versus

Samiti në Bruksel, Rama takohet me presidentin e Këshillit të

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë "Roam like at home", si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” - të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola. Versus.al

Poll