
Në Bruksel mbahet sot samiti i përbashkët mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian në prag të mbledhjes së fundit që do të zhvillojë Këshilli i Evropës për këtë vit.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili është nisur drejt Brukselit që prej pasdites së djeshme. Mali i Zi dhe Shqipëria, kanë arritur që të përfshihen në integrimin gradual me përfitimin nga fondet paraanëtarësimit dhe lehtësira të tjera.
Pritet që fokusi i këtij samiti të jenë gjetjet më të fundit të Paketës së Zgjerimit 2025 si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor që përmban paketën prej 6 miliardë eurosh fonde nga BE.
Gjithashtu për diskutim pritet të jetë dhe situata politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, prapambetja demokratike në Serbi si dhe Kosova, e cila brenda vitit shkon 2 herë në zgjedhje të përgjithshme.
Axhenda
16:30 Mbërritja e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor
18:00 - Tryeza e rrumbullakët
19:30 Konferenca për shtyp, presidentja e KE Ursula Von der Leyen dhe Antonio Costa. Versus.al

