AKTUALITET /

Vr*u me thikë 17 vjeçarin shqiptar, arrestohet i mituri grek! Pranga dhe nënës së tij që tentoi ta mbronte

Nëna e autorit tentoi që vrasjen t'ja faturonte 19 vjeçarit që mbeti i plagosur.

Shkruar nga Versus
Vr*u me thikë 17 vjeçarin shqiptar, arrestohet i mituri grek! Pranga
Viktima, 17 vjeçari shqiptar, Aleks Vangjeli

Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 17 vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli një natë më parë në Lutraqi të Korinthit. I arrestuari, gjithshtu 17 vjeçar, është shtetas grek.

I pyetur nga hetuesit, ai pranoi se ishte autori i vrasjes së Aleks Vangjelit dhe plagosjes me thikë të shokut të tij 19 vjeçar.

Përplasja mes tyre nisi për shkak të një sherri banal që hpejt degradoi. Në pranga ra edhe nëna e autorit e cila akuzohet për mungesën e kujdesjes për të miturin dhe fshehjen e provave për ngjarjen, pasi tentoi të ngatërronte autoritetet duke thënë se autori i ngjarjes ishte shoku i viktimës. Versus.al

Poll