
Aksidentet automobilistike vijojnë të mbeten në shifra të larta në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë muajit janar, u regjistruan 96 aksidente rrugore, nga të cilat 149 persona u lënduan. Mesatarisht rezulton që në çdo ditë të janarit, të ndodhin të paktën 3 aksidente.
Pjesa më e madhe e këtyre aksidenteve ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të automjeteve me tejkalim shpejtësie, parakalime të gabuara apo drejtimi në gjendje të dehur.
Shoferët e grupmoshës 25-34 vjeç janë të përfshirë në pjesën më të madhe të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e premte mbrëma ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e martë.
Tirana vijon të kryesojë si qyteti ku ndodhin më tepër aksidente rrugore i pasuar nga Lezha dhe Durrësi. Versus.al

