AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët godina pranë Muzeut Nënujor në Sarandë, tymi mbulon zonën

Shkruar nga Versus

Përfshihet nga flakët godina pranë Muzeut Nënujor në

Sarandë- Një zjarr është regjistruar gjatë orëve të mesditës së sotme në një godinë në ndërtim pranë muzeut nënujor.

Flakët janë shfaqur fillimisht në katet nëntokë të ish-maternitetit të qytetit, objekt që aktualisht është nën rikonstruksion për t’u shndërruar në muze të botës nënujore.

Dyshohet se zjarri nisi në materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve. Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në zonë, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët dhe bizneset përreth godinës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur plotësisht. Versus.al

Poll