AKTUALITET /

Vuajti 9 muaj burg, Salianji i drejtohet Kushtetueses: Shfuqizoni dënimin për shpifje! Gjykata regjistron ankimin

Salianji kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjykatës së Tiranës, Apelit dhe gjykatës së Lartë.

Shkruar nga Versus

Vuajti 9 muaj burg, Salianji i drejtohet Kushtetueses: Shfuqizoni dënimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg për shpifje. 

Ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimeve të mëparshme të gjykatës së Apelit dhe të Lartë, teksa i ka konsideruar të papajtueshëm. Më 26 shtator ai u paraqit për herë të fundit në Shërbimin e Provës duke kryer plotësisht dënimin e dhënë nga gjykata.

Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankimin e tij më 5 nëntor, ndërsa i është caktuar si gjyqtare relatore, Mariana Semini. 

Ish-ligjvënësi u lirua nga burgu në korrik të këtij viti pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën për lirim me kusht në kushtet kur Salianji kishte kryer 9 muaj burg. Versus.al

 

Poll