Dy persona u ndaluan mbrëmjen e djeshme gjatë një aksioni policor në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Të arrestuarit janë identifikuar si Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu, të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Sipas burimeve, të dy kanë qenë të ndaluar më herët nga policia për armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2023, Mustafa u kap me armë dhe dyshohet se ishte nisur për të kryer një vrasje për hakmarrje, pasi automjetit të tij i ishte vendosur tritol.
Hetimet kanë zbuluar se Mustafa është i lidhur me grupin e njohur kriminal të “Rrumit të Shijakut”.
Ai ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në tentativë për vrasje. Gjithashtu, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, për të cilat ka marrë 10 vite burg në Gjermani.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë aktivitetin kriminal të të ndaluarve dhe lidhjet e tyre me ngjarje të tjera të ndodhura në vend./Versus.al







