
Pas disa muaj hetimesh me metoda proaktive, Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Shape”, duke arrestuar në flagrancë Shkëlqim Krrashin, 61 vjeç, banues në Yzberisht, për veprimtari të dyshuar kriminale lidhur me narkotikët.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e policisë sekuestruan:
Rreth 17 kilogramë kanabis (në formën e çokollatës), të ndarë në 69 paketime;
-22.5 litra vaj kanabisi;
-Rreth 65 gramë kokainë;
-1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu
Sipas hetimeve, 61 vjeçari përgatiste narkotikët në forma dhe trajta të ndryshme për t’i shitur në zonën e Yzberishtit.
Vlera totale e lëndëve narkotike të sekuestruara arrin rreth 500 mijë euro.
Hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shape”.
Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 61 vjeç, banues në Yzberisht.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al







