AKTUALITET /

Zgjedhjet në Kosovë/ LVV kërkon të përsëritet votimi me postë: Ka patur manipulime

Nga votat e ardhura me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.57 % të votave. Ajo pasohet nga LDK me 30.55 %, e treta është PDK me 9.48 % dhe e katërta është AAK me 3.23 %.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet në Kosovë/ LVV kërkon të përsëritet

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe që të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin. Në ankesën e dërguar në PZAP, Vetëvendosje pretendon që në fletëvotimet e ardhura me postë ka patur manipulime dhe se është cenuar e drejta e votës.

Nga votat e ardhura me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.57 % të votave. Ajo pasohet nga LDK me 30.55 %, e treta është PDK me 9.48 % dhe e katërta është AAK me 3.23 %.

“Prandaj duke e dituar që në secilin fletëvotim të ardhur me postë ka pasur manipulime të tilla, është dëmtuar integriteti zgjedhor, është cenuar e drejta e votimit siç përcaktohet në Kushtetutë dhe Ligj, prandaj në bazë të nenit 120 të LZP-së, paragrafi 1 nënparagrafi 1.2, ndërlidhur me nenet 101 dhe 106 të LZP-së, kërkojmë nga PZAP që të ANULOJË rezultatet e votimit me postë dhe njëkohësisht ta URDHËROJË KQZ-në që të përsërisë votimin”, thuhet në ankesën e VV-së.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: