AKTUALITET /

Zgjidhen 2 gjyqtarët e tjerë që do gjykojnë Berishën dhe të pandehurit e "Partizanit"

Shkruar nga Versus
Zgjidhen 2 gjyqtarët e tjerë që do gjykojnë Berishën
Gjyqtarët, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj

Bib Ndreca dhe Rudina Palloj do janë anëtarët e zgjedhur me short në GJKKO për të qenë pjesë e trupit gjykues që do të vendosë për dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Por kush janë anëtarët e trupit gjykues?

Bib Ndreca u shkarkua nga detyra më 18 janar të vitit 2021 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i konsideroi bindëse shpjegimet e tij për të ardhurat e vëllait i cili i kishte dhënë një hua për blerjen e apartamentit ku jetonte.

Sipas KPK, nënshkrimi i kontratës ishte bërë në mungesë të palës që e shiste apartamentin. Më 22 maj të vitit të kaluar, Komisioni i Posaçëm i Apelimit mori vendimin për ta rikthyer në detyrë gjyqtarin e posaçëm duke e argumentuar se vendimmarrja e KPK nuk ishte e bazuar në ligj.

Gjyqtarja Rudina Palloj e kaloi vettingun më 13 janar të 2022-it pa probleme në seancën dëgjimore. E vetmja pasaktësi ishte mosdeklarimi i mënyrës sesi ishin shpenzuar 800 mijë lekë kursime të deklaruara në deklaratën fillestare të 2011-ës. Trupi gjykues do të kryesohet nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Versus.al

Poll