Live Updates /

Berisha në SPAK akuza Dumanit: Bashkëpunëtor i Troplinëve! Caktohet trupi gjykues i 'Partizanit'! I kryeson gjyqtarja që dënoi Dakon

*Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”, dosje e cila u kalua për gjykim. *Në dalje ai mbajti fjalimin e përhershëm para gazetarëve ku akuzoi kryetarin e SPAK, Altin Dumanin se bashkëpunon me qeverinë për të mos goditur bandat që ndikojnë për fitoren e PS në zgjedhje. *Në shënimin e lënë për Dumanin, Berisha tha se kishte shkruar që kreun e SPAK do e regjistrojnë si bashkëpunëtor të kartelit më të fuqishëm të Troplinëve. Sipas kryedemokratit, Dumani e ka patur në zyrë urdhër arrestin për krerët e grupit kriminal, por nuk ka vepruar duke i lënë ata të lirë për shkak të zgjedhjeve parlamentare. *Në vijim ai nuk ngurroi të përmendte sërish gjyqtaren që e la në arrest shtëpie për rreth 1 vite, Irena Gjokën për të cilën thotë se është e dënuar nga shteti grek dhe se çdo vendimmarrje e saj është e paligjshme. *Sot në GJKKO hidhet edhe shorti për të caktuar 3 gjyqtarët që do të vendosin për fatin e 5 të pandehurve të dosjes ‘Partizani’ mes të cilëve është edhe ish-kryeministri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”, dosje e cila u kalua për gjykim. *Në dalje ai mbajti fjalimin e përhershëm para gazetarëve ku akuzoi kryetarin e SPAK, Altin Dumanin se bashkëpunon me qeverinë për të mos goditur bandat që ndikojnë për fitoren e PS në zgjedhje. *Në shënimin e lënë për Dumanin, Berisha tha se kishte shkruar që kreun e SPAK do e regjistrojnë si bashkëpunëtor të kartelit më të fuqishëm të Troplinëve. Sipas kryedemokratit, Dumani e ka patur në zyrë urdhër arrestin për krerët e grupit kriminal, por nuk ka vepruar duke i lënë ata të lirë për shkak të zgjedhjeve parlamentare. *Në vijim ai nuk ngurroi të përmendte sërish gjyqtaren që e la në arrest shtëpie për rreth 1 vite, Irena Gjokën për të cilën thotë se është e dënuar nga shteti grek dhe se çdo vendimmarrje e saj është e paligjshme. *Sot në GJKKO hidhet edhe shorti për të caktuar 3 gjyqtarët që do të vendosin për fatin e 5 të pandehurve të dosjes ‘Partizani’ mes të cilëve është edhe ish-kryeministri.

5 Postime
1 DITE ME PARE

Zgjidhen 2 gjyqtarët e tjerë që do gjykojnë Berishën dhe të pandehurit e "Partizanit"

Berisha në SPAK akuza Dumanit: Bashkëpunëtor i Troplinëve!
Gjyqtarët, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj

Bib Ndreca dhe Rudina Palloj do janë anëtarët e zgjedhur me short në GJKKO për të qenë pjesë e trupit gjykues që do të vendosë për dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Por kush janë anëtarët e trupit gjykues?

Bib Ndreca u shkarkua nga detyra më 18 janar të vitit 2021 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i konsideroi bindëse shpjegimet e tij për të ardhurat e vëllait i cili i kishte dhënë një hua për blerjen e apartamentit ku jetonte.

Sipas KPK, nënshkrimi i kontratës ishte bërë në mungesë të palës që e shiste apartamentin. Më 22 maj të vitit të kaluar, Komisioni i Posaçëm i Apelimit mori vendimin për ta rikthyer në detyrë gjyqtarin e posaçëm duke e argumentuar se vendimmarrja e KPK nuk ishte e bazuar në ligj.

Gjyqtarja Rudina Palloj e kaloi vettingun më 13 janar të 2022-it pa probleme në seancën dëgjimore. E vetmja pasaktësi ishte mosdeklarimi i mënyrës sesi ishin shpenzuar 800 mijë lekë kursime të deklaruara në deklaratën fillestare të 2011-ës. Trupi gjykues do të kryesohet nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Versus.al

1 DITE ME PARE

Dosja Partizani/ Kush është gjyqtarja e re që do gjykojë Sali Berishën

Berisha në SPAK akuza Dumanit: Bashkëpunëtor i Troplinëve!
Elsa Ulliri

TIRANË- Elsa Ulliri do të jetë gjyqtarja e cila do të kryesojë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Vendimi u mor këtë të hënë pas shortit elektronik. Ndërkohë janë zbardhur edhe dy emra të tjerë të trupit gjykues, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Këto rizgjedhje vinë pas akuzave të vazhduara nga Berisha për gjyqtaren Irena Gjoka dhe dy trupën gjykuese.  

Kush është Elsa Ulliri:

Elsa Ulliri ka qenë kryegjyqtare e Gjykatës së Lezhës. Ajo ka kaluar procesin e Vettingut. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon. Elsa Ulliri ka dhënë vendime të forta gjatë këtyre 2 viteve e gjysmë si gjyqtare e posaçme si dënimi i ish kryebashkiakëve socialistë Vangjush Dako dhe Edison Memolla apo vendime për çështjet e inceneratorëve.

Pasi kaloi Vetting-un, Elsa Ulliri u bë gjyqtarja që i shtohej trupës gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ulliri ka lindur në Tiranë dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të studimeve, ajo ka filluar punën si avokate dhe më pas si gjyqtare.

Gjyqtarja Ulliri ka qenë e angazhuar në shumë raste të rëndësishme gjyqësore në Shqipëri dhe ka qenë pjesë e shumë ekipesh gjyqësore në nivel nacional. Ajo është një prej disa gjyqtarëve që kanë punuar në gjykatën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Akuzat e Berishës për Irena Gjokën

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dënimin e tij si farsë të reformës në drejtësi të bërë nga Rama dhe George Sorosi. Më pas akuzat kanë vijuar edhe për kryeprokurorin e SPAK dhe për gjyqtaren Irena Gjoka. Berisha e cilëson Altin Dumanin si frikacak në shërbim të Edi Ramës, ndërsa Irena Gjokën si juriste që ushtron pa të drejtë detyrën e saj si gjyqtare. Berish thotë se është në kundërshtim me ligjin pozicioni i saj si gjyqtare. Në të tilla kushte u vu në krye të dosjes Partizani, Elisa Ulliri.

Dosja Partizani, për çfarë akuzohet Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani. Versus.al

1 DITE ME PARE

Berisha “shpërthen” ndaj gjyqtares: Irena me 5 mbiemra turpëron edhe shtetin e gomarit, ka falsifikuar kontratën

Berisha në SPAK akuza Dumanit: Bashkëpunëtor i Troplinëve!
Sali Berisha

Përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku ka shkuar për të zbatuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” për çështjen Partizani, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren Irena Gjokën.

Duke e cilësuar si “Irena me 5 mbiemra”, Berisha akuzon Gjokën si falsifikuese dhe këtë akuzë e bazon në një kontratë.

Ai vijoi duke akuzuar zyrtarë të qeverisë aktuale se kanë mbrojtur dhe legjitimuar këtë kontratë:

“Ajo ka kontratën më të ccuditshme në Shqipëri, rajon e evropë. Kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar megjithëse s’ka noterizim. Është pranuar si dokument zyrtar nga drejtorët e Edi Ramës për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje, e lidhur në Fier më 13 shkurt 1996.

Kjo kontratë turpëron edhe shtetin e Gomarit.

Sipas tij, ky detaj është prova e qartë e falsifikimit:

“Hartohet në pajtim me nenet 801, 825 të kodit civil. Kodi Civil I miratuar më 1994 ka patur gjithsej 280 e ca nene. Ja ku e keni kodin Civil. Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me 800 deri në 1000 nene. Irena me 5 mbiemera, paraqet një kontratë të firmosur në ’96 sipas një kodi civil në 2015.”

Gazetarja: Pra aludoni se është I falsifikuar

Berisha: Po çfarë mund të jetë tjetër? Kontrata është pa noter.

Berisha akuzoi më tej se gjyqtarja Gjoka po mbrohet prej 15 muajsh nga emra të lartë të drejtësisë dhe politikës:

Kjo kontratë, falso, është pranuar nga drejtorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë. Megjithëse ata janë drejtuar tatimeve të Fierit. A ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 milionë lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemera. Tatimet thonë se s’ka gjurmë.

Çfarë bëjnë drejtorët me 5 mbiemra? Drejtorët e pranojnë dhe i thonë irenës me 5 mbiemra, shko paguaj tatimet që si ke paguar tatimet nga ’96 prej 60 mijë eurosh. Drejtorët pranojnë një dokument falso, i kërkojnë të paguajë dhe taksën, bëhen bashkëpunëtorë të Irenës me 5 mbiemra.

Prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela dhe Ulsiu i cili fut dokumenta në çantën Luiss Viton. Prej 15 muajsh tallet Irena me ta. Dhe këta nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer…”- tha Berisha.

1 DITE ME PARE

“Do regjistrohesh si bashkëpunëtor kryesor i Troplinëve”, Berisha lexon shënimin që i la Dumanit

Berisha në SPAK akuza Dumanit: Bashkëpunëtor i Troplinëve!
Sali Berisha para SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish para mediave në dalje të Prokurorisë së Posaçme institucion për të cilin deklaroi se do të shpallet seksion krimi i kartelit Troplini.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini”- deklaroi Berisha.

Më tej, ish-kryeministri lexoi edhe shënimin e lënë për kreun e SPAK, Altin Dumanin për të cilin tha se do të shpallet bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të drogës.

“Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge. Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”- shtoi kreu i PD në dalje nga Prokuroria e Posaçme ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për aferën ‘Partizani’. Versus.al

 

1 DITE ME PARE

Berisha sot në SPAK, mobilizon mbështetësit e tij! Hidhet edhe shorti për 3 gjyqtarët e dosjes “Partizani”

Berisha në SPAK akuza Dumanit: Bashkëpunëtor i Troplinëve!
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të caktuar nga gjykata e posaçme për aferën “Partizani”. Njëjtë si në paraqitjet e mëparshme, Berisha ka njoftuar mbështetësit e tij që të jenë të pranishëm para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë pasi dosja e aferës “Partizani” kaloi për gjykim, sot në Gjykatën e Posaçme hidhet shorti që do të gjykojnë dosjen për të cilën janë marrë të pandehur, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Më 19 maj, GJKKO me gjyqtare Flojera Davidhin kaloi për gjykim dosjen e Berishës. Ndërsa nga shorti që do të hidhet sot, janë përjashtuar gjyqtaret Irena Gjoka dhe Davidhi për shkak të pretendimeve të vazhdueshme nga mbrojtja e Berishës.

Në total të pandehur për aferën, janë marrë 5 persona nën akuza të ndryshme, konkretisht:

Ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie prej muajit dhjetor, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe një prej trashëgimtarëve të pronave në ish-kompleksin sportiv të Partizanit, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kullave në kompleks, akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë, në këtë rast të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për pastrim parash

Andia Pustina, juristja që ka kryer veprimet proceduriale në kalimin e pronësisë, akuzohet për pastrim parash

Xhimi Begeja, kushëri dhe ortak i Jamarbër Malltezit, akuzohet për pastrim parash. Versus.al

 

Poll