
Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë zonën e Orikumit.
Raportohet se flakët ndodhen pranë bazës së Pashalimanit, një zonë ushtarake e vendit tonë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por përhapja e flakëve favorizohet nga era e fortë. Raportohet se për momentin, nuk ka rrezik për banesat, janë djegur vetëm shkurre dhe pemë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit./Versus.al

