
TIRANË-Albano gjatë një bisede me vajzat fermere tregoi më shumë detaje rreth jetës së tij personale dhe lidhjeve që ai ka pasur më parë. Aktori tregoi se me ish-të dashurën e tij është njohur në moshën 19-vjeçare dhe u fejuan së bashku kur ai ishte në moshën 21-vjeçare, por u ndanë pas 7 muajsh. Nga ana tjetër, Ditea e pyeti atë nëse i ka takuar prindërit e saj, por Albano iu përgjigj me batutë, gjë që indinjoi këtë të fundit.
Albano: Me të parën jam njohur në moshën 19 vjeçare në akademi. U fejuam kur isha 21 vjeç, por u ndamë pas 7 muajsh.
Ditea: Ti kur thua fejes në çfarë kuptimi e ke? Bën këto adetet e fejesës?
Albano: Shkon në shtëpinë e saj dhe i jep unazën dhe thua vajzën tuaj e dua. Pse ti çfarë quan fejesë? Kur shkon me prindërit në disko, familjarisht?
Ditea: E para mua mos më trajto si injorante.
Albano: Nuk po të trajton njeri si injorante.








