
Një situatë e re që ka tejkaluar limitet ka marrë vëmendjen së fundmi në Big Brother VIP Albania 5.
Bëhet fjalë për një debat mes Markos dhe Shëndritit për cigare, ku duket se kaloi edhe në përplasje fizike. Ka qenë Marko që i është afruar banorit dhe e ka goditur me shuplakë në dorë.
Reagimi i gazetarit nga Prizreni ka qenë që të bëj kujdes, meqë këto sjellje nuk lejohen në formate të tilla. Mbetet për t'u parë nëse do të merret ndonjë vendim nga Vëllai i Madh për këtë veprim të Markos.
Këto ditë ka pasur situata të ndryshme e tension mes banorëve të ndryshëm për shkak të televotimit të hapur si pasojë e kutisë së pandorës. Versus.al

