MAGAZINË /

Akuzoi produksionin për manipulim, ish-banorja rikthehet sërish në BBVIP! Surprizohen banorët

Shkruar nga Versus

Akuzoi produksionin për manipulim, ish-banorja rikthehet sërish

Mbrëmjen e sotme, ish-banorja Benita Zena e cila nuk arriti të siguronte një vend për në finalen e madhe, hyri sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Pas hyrjes së saj atmosfera në shtëpi ndryshoi dukshëm duke u bërë më dinamike dhe e zhurmshme. Benita nuk hezitoi të theksonte se prania e saj kishte munguar dhe duke u thënë banorëve se kishin qenë “në gjumë”.

Rikthimi i saj vjen pas një momenti të fortë në gjysmëfinale, ku për pak sa nuk arriti të prekë finalen e madhe. Ishte Hygerta Sako ajo që u zgjodh nga publiku si finalistja e pestë, duke lënë Benitën jashtë garës për çmimin e madh. Pasi doli, Benita nuk ngurroi të ironizonte produksionin e spektaklit duke ngritur dyshime mbi manipulimin e rezultatit të votimeve. Versus.al

Poll