
Drejtësia iu bind Strasburgut për rikthimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për vitet kur ajo mbeti pa punë magjistratja ka kërkon nga gjyqësori të urdhërojë institucionet t’i japin rrogën pasi shkarkimi nga Vettinngu u hodh poshtë.
Për këtë të paditur janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria, ku prej secilit kërkohet e drejta e pagës dhe pensionit. Antoneta Sevdari i kërkon apelit administrative që ta detyrojë këshillin ti paguajë pagën e plotë si anëtare e KLP.
Në kohën e shkarkimit nga detyra Sevdari mbante mandatin e anëtares në Këshill dhe ndaj prokurorja e rikthyer nga Strasburgu kërkon që shteti ta paguajë si anëtare nga 1 marsi 2019 deri në ditën kur duhet ti përfundonte mandate në 19 mars 2021. Sevdari kërkon ti paguhet paga edhe si prokurore gjatë kohës që ishte e papunë e së bashku me to kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga 2021 deri në 2024.
Mbas vendimit të Strasburgut që shpalli të pavlefshëm shkarkimin e saj si prokurore, Antoneta Sevdari ju drejtua KLP-së edhe për pagat e munguara, por për këtë gjë ju tha se duhet ta kërkonte ligjërisht. Sakaq në administrative kanë ngritur dhjetëra padi edhe gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që kërkojnë pagën kalimtare mbasi u refuzuan nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të përfituar nga skema e sigurimit suplementar./TCH
