AKTUALITET /

Zëvëndësimi i Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese, Presidenca nxjerr listën me 10 kandidatë

Presidenca ka zbuluar përmes një njoftimi zyrtar emrat e 10 kandidatëve për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Shkruar nga Versus
Zëvëndësimi i Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese,
Foto montazh: Sonila Bejtja dhe presidenti Bajram Begaj

Presidenca ka zbuluar përmes një njoftimi zyrtar emrat e 10 kandidatëve për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i Presidencës:

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” e Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:


Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.
Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Tags:

presidenca

Poll