Ish-prokurori Arjan Ndoj do të jetë pjesë e primareve të Partisë Demokratike që do të mbahen më 1 mars.
Sipas informacioneve në media Ndoj do të kandidojë në qarkun e Durrësit.
Tre vite më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Durrësit pasi nuk arriti të justifikoj pasurinë dhe sipas KPK-së kishte kontakte me personazhe të botës së krimit.
Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku./Versus.al

