POLITIKË /

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Metës, Cakrani: Do të sjellim provat tona për akuzat!

Shkruar nga Versus

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Metës, Cakrani: Do të sjellim

Pas tre orësh, ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Në gjykatën e Posaçme, prokurorët lexuan një pjesë të parashtrimeve të tyre.

Seanca u shoqërua me debate të forta, ndërprerje dhe tensione mes palëve, pasi Meta dhe mbrojtja kishin pretendime për mënyrën se si trajtohet në paraburgim prej tetorit të 2024, si dhe në vetë ambientet e gjykatës së posaçme por edhe për provat që radhitën prokurorët e SPAK Sotir Kllapi e Arben Kraja. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani deklaroi se në seancën e rradhës, do të paraqesin provat e tyre dhe do të bëjnë kërkesa në lidhje me akuzat kundër ish-presidentit.

“Do të takohemi në datën 29, shpresojmë që të jetë përfundimtare sa i përket relatimit të kërkesës së prokurorëve dhe ne do paraqesim prapësimet tona dhe do shprehim kërkesat tona sa i përket akuzave”, tha Cakrani.

Seanca e rradhës do të zhvillohet të enjten në datën 29 janar./Versus.al

Poll