
Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të bllokimit të trafikut në Tiranë për shkak të autokolonave shoqëruese të politikanëve.
Këtë herë është autokolona e Presdientit Begaj, ajo që ka prishur radhen e qarkullimit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se hyrja brutale e makinave zyrtare në mes të rradhëve, duke shtyrë qytetarët, është e padenjë, arrogante dhe e paligjshme.
Braçe thekson se udhëheqësit janë të barabartë me qytetarët dhe mund të arrijnë në zyrë vetëm 8-10 minuta më shpejt duke respektuar njerëzit.
Deputeti gjithashtu lavdëroi veprimin e policisë në Unazën e Madhe, ku përdorimi i dronit për identifikimin e shoferëve që thyenin radhën ishte i suksesshëm, por kritikoi mungesën e reagimit në raste të tjera ku autokolonat zyrtare shkelin rregullat e trafikut.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
"TIRANA E MADHE
ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?
E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetutes dhe ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;
E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;
U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.
Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!".
View this post on Instagram

