Forcat speciale “Shqiponja” kanë arrestuar në aeroportin e Rinasit shtetasin Aurel Deliu, 34 vjeç, banues në Nikël, i dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Sipas policisë, ai u ndalua gjatë lëvizjes me automjet dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Në momentin e arrestimit, Deliu ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër.
Ai rezulton me precedent penal dhe i skeduar më herët nga autoritetet.
Deliu është përfshirë edhe në një ngjarje të vitit 2021 në Tiranë, ku u arrestua së bashku me Alban Tufën, ndërsa në kërkim u shpallën Marklen Haka dhe Bledar Kurti.
Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut, ku katër persona nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe u përplasën fizikisht me efektivët, ndërsa dy prej tyre arritën të largoheshin duke marrë me vete një armë.
Gjatë kontrollit të automjetit në atë kohë, policia sekuestroi një shumë të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, disa celularë, mjete që dyshohet se përdoreshin për përpunimin e lëndëve narkotike, si dhe një portofol me stemën e policisë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Versus.al

