AKTUALITET /

Vëzhgonte kontejnerin me drogë në Spanjë, kapet në Vlorë 30 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Shkruar nga Versus

Vëzhgonte kontejnerin me drogë në Spanjë, kapet në

Vlorë- Një 30 vjeçar i identifikuar si Klevi Kananaj është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga policia spanjolle pas goditjes së një grupi kriminal në portin e Vigos në Spanjë.

Në shkurt të këtij viti u sekuestruan 82.84 kg kokainë e cila ishte transportuar nga grupi ku dyshohet se bënte pjesë edhe 30 vjeçari i arrestuar në Vlorë.

Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me policinë spanjolle, përmes Interpolit të Tiranës.

Roli i Klevi Kananajt ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit. Versus.al

Poll