BOTA /

Hillary e Bill Clinton mbështesin kandidaturën e Kamala Harris përballë Donald Trump

“Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentit Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë Clintons në një deklaratë të përbashkët .

Shkruar nga Versus

Hillary e Bill Clinton mbështesin kandidaturën e Kamala Harris

Ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, iu bashkuan Presidentit Joe Biden në miratimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris si kandidate në garën për president.

“Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentit Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë Clintons në një deklaratë të përbashkët .

Hillary e Bill Clinton mbështesin kandidaturën e Kamala Harris
Kujtojmë se pasi njoftoi tërheqjen e tij nga gara, Biden bëri më dije se ka caktuar Zëvendës presidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit përballë Donald Trump.

Në një postim në “X”, Biden ai shprehu mbështetjen e tij për Harris, ndërsa shkruan se zgjedhja e Harris si kandidati i tij në 2020 ka qenë “vendimi më i mirë që kam marrë”.

Ndër të tjera, presidenti i SHBA u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen kundër Trump.

“Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trump”, shkruan ai.

Poll