POLITIKË /

"Rama duhet të dorëhiqet", ish-ministri socialist pas ndryshimeve në qeveri: Ai dhe Berisha janë kthyer në pronarë partish

Shkruar nga Versus

"Rama duhet të dorëhiqet", ish-ministri socialist pas

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar ndryshimet në qeveri duke mos kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama i cili e mban këtë post prej 13 vitesh. Malaj i kërkoi Ramës dorëheqjen, ndërsa e bëri fajtor për gjendjen kritike ku ndodhet vendi.

Malaj mes të tjerash lëvizjet e ministrave në poste, i cilësoi si “jo dinjitoze”.

“Kam dy ditë që i kam bërë apel publik Ramës që të japë dorëheqjen sepse situata ku ndodhet vendi ynë, kemi arritur në një pikë kritike dhe duhet të ketë patjetër iniciativa qytetare, jo vetëm partiake për të marrë përgjegjësi për pikën e kthesës ku gjërat duhet të kthehen nga drejtimi i gabuar.  Ndryshimet janë jo dinjitoze. Rama ka sjellë në kulturën shqiptare faktin vetëm unë e di kur do të bëhet dhe sa do të qëndrojë”, tha Malaj.

Më tej shtoi se Rama së bashku me Berishën janë kthyer në pronarë të partive politike që drejtojnë. Sipas tij, Rama nuk sjell asnjë të mirë publike edhe me ndryshimin e emrave në qeveri.

“Rama dhe Berisha i kanë kthyer partitë politike në sh.p.k personale dhe vendosin kush do të promovohet, kush do të goditet pas shpine, si do të zgjerohen interesat dhe çdo ndryshim tregon mungesën e mentalitetit të tij shtetformues në demokratizimin dhe qeverisjen e fundit. Rama është i sinqertë në vulgaritetin dhe agresivitetin e tij. Nuk sjell një të mirë publike, nuk hyjnë emrat fare”, tha Malaj në Report Tv. Versus.al

Poll