
Një person i armatosur hapi zjarr gjatë një shërbese në një kishë periferike të Detroitit të dielën, duke plagosur një person përpara se të qëllohej dhe të vritej nga një roje sigurie.
Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga agresori. Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Të shtënat ndodhën në CrossPointe në Wayne, një qytet me rreth 17,000 banorë, rreth orës 11:00 të paradites me orën e SHBA.
Mësohet se roja e sigurisë kishte kohë për të qëlluar sulmuesin sepse sulmuesi u godit nga një anëtar i kishës që drejtonte një kamion.
"Ai u godit nga një prej anëtarëve tanë që e pa këtë të ndodhte kur po hynte në kishë"- deklaroi pastori i Kishës.
Bëhet fjalë për një 31 vjeçar i cili nuk dihet ende përse e mori aktin ekstrem. Në një deklaratë pak para mesditës së të dielës, autoritetet i kërkuan publikut të shmangte zonën përreth kishës, duke thënë se hetimi për dhunën ende po vijon.
Rreth 150 persona po merrnin pjesë në shërbesë, përfshirë edhe fëmijë. Versus.al







