BOTA /

Sulm me armë në SHBA, vr*tet një person me snajper, plagosen 2 të tjerë

Shkruar nga Versus
Sulm me armë  në SHBA, vr*tet një person me snajper, plagosen 2
Forca policie, Dallas, SHBA

SHBA- Një person ka vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zyrë imigracioni në Dallas.

Mediat amerikane shkruajnë se personi i dyshuar hapi zjarr në një ndërtesë qeveritare ndërkohë që vetë ndodhej në një ndërtesë ngjitur. Forca të shumta policie e rrethuan dhe hapën zjarr ndaj tij duke e ekzekutuar në vend.

Asnjë oficer i policisë nuk mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjharrit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë zjarri. Në një regjistrim audio të mëhershëm të regjistrisë tregon se ata kishin marrë raportime për një person që qëndronte me snajper në majën e një çatie.

Situata në SHBA duket të jetë më delikate se asnjëherë me vrasjen e aktivistit republikan Charlie Kirk dhe emigrantes ukrainase 23 vjeçare e cila u vra me thikë nga një person me ngjyrë teksa sapo kishte përfunduar punën. Versus.al

Poll