Media britanike BBC ka kryer një investigim për të dekonspiruar një burrë që drejtonte nëj rrjet seksi që vepronte në Dubai duke shfrytëzuar gra të ndryshme të cilat mendonin se po largoheshin nga Afrika për të punuar, por përfundonin duke qenë punonjëse seksi për persona të pasur.
Nëpërmjet një personi të infiltruar, BBC ka zbuluar sesi Charles Mwesigwa nga një shofer autobusi në Angli, ishte kthyer në një tutor të punonjëseve të seksit në Dubai Marina duke i ofruar ato për persona të famshëm dhe të pasur me çmime që nisnin nga minimum 1 mijë dollarë.
Biseda mes Charles Mëesigëa dhe të infiltruarit të medias britanike:
“Duhet të më thuash se cilat vajza dëshiron. Kemi rreth 25 vajza.
Gazetari: Ata do të bëjnë çdo gjë?
Mwesigwa: Shumë prej tyre janë mendjehapura.
I infiltruari: Sa është çmimi normal?
Mwesigwa: Fillon nga të paktën 1 mijë dollarë. Nga je ti?
I infiltruari: Nga Londra perëndimore
Mwesigwa: Aaa, kam qenë shofer autobusi në Londër. Isha në klub, shihja që nuk kishte shumë mundësi zgjedhje, dhe jo shumë vajza me ngjyrë këtu në Marina Dubai. Kështu që mendova që mund të jetë një treg i mirë për vajzat me ngjyrë këtu. Edhe nëse do të fitoja lotarinë, pra 1 milionë paund, sërish do ta bëja. Sepse e shijoj, është bërë pjesë e imja.
I infiltruari: A bëjnë vajzat gjëra të ngjashme me atë skandalin e Porta Potty që u publikua kohë më parë?
Mwesigwa: Të thashë që janë mendjehapura. Kur them kështu, do të dërgoj ty më të çmendurat që kam
Ai i mohon akuzat, duke thënë se i ndihmon gratë të gjejnë strehim përmes pronarëve të shtëpive dhe se gratë e ndjekin atë në festa për shkak të kontratave të tij të pasura në Dubai. Versus.al







