BOTA /

16 vjeçari në Itali vr*t fqinjin: Tentoi të abuzonte sek*ualisht, unë mbrojta veten

Shkruar nga Versus

16 vjeçari në Itali vr*t fqinjin: Tentoi të abuzonte

Itali- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Palermo, ku një djalë 16-vjeçar vrau fqinjin e tij 51 vjeçar. Krimi ndodhi në Villaggio Santa Rosalia brenda shtëpisë së viktimës. I riu e goditi atë në kokë me një objekt të fortë.

Djali më pas u dorëzua në stacionin e policisë. Policia mjeko-ligjore është në vendngjarje për të kryer hetime.

Sipas një rindërtimi fillestar, viktima dyshohet se e kishte joshur 16 vjeçarin për të shkuar në apartamentin e tij. Gjatë takimit, 51 vjeçari ishte përpjekur të abuzonte seksualisht me të miturin por situata u përshkallëzua shpejt. I riu, të cilin ai e njihte, kapi një objekt të fortë dhe e goditi burrin duke e lënë të vdekur në vend. Rreth një orë më vonë, i riu u paraqit në stacionin e policisë për t'u dorëzuar. Versus.al

Tags:

itali

Poll