BOTA /

19-vjeçari shkoi në një udhëtim në Tajlandë me partneren e tij, 17-vjeçarja e shet si skllav

Familja e të riut kinez u detyrua të paguante 40,000 euro që rrëmbyesit e tij ta lironin.

Shkruar nga Versus

19-vjeçari shkoi në një udhëtim në Tajlandë me

Një 19-vjeçar kinez ka qenë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi u shit papritur si skllav në Myanmar nga e dashura e tij.

Ajo shfaqej në rrjetet sociale e veshur me rroba dhe çanta luksoze nga stilistë të famshëm (të cilat më vonë rezultuan të ishin të rreme), ndërsa e prezantonte veten si pasardhëse e një familjeje të pasur në Myanmar, duke thënë se prindërit e saj janë menaxherë investimesh për biznese.

19-vjeçari shkoi në një udhëtim në Tajlandë me

Udhëtimi që doli të ishte një makth

17-vjeçarja e vuri në lëvizje planin e saj duke e bindur 19-vjeçarin të shkonte në një udhëtim jashtë vendit - në Tajlandë dhe Mianmar - duke i premtuar se do t'i gjente një punë.

Kështu që shkurtin e kaluar, 19-vjeçari vendosi ta bënte këtë udhëtim në Bangkok, fshehurazi nga familja e tij, të cilët e zbuluan vetëm kur panë fotot në rrjetet sociale.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç i priste i riu kinez në Tajlandë, kur e mitura  tërhoqi zvarrë drejt kufirit Tajlandë-Myanmar dhe e braktisi 19 vjeçarin. 

Pak më vonë, u shfaq një person i armatosur, i mori pasaportën dhe telefonin dhe e shoqëroi në një ndërtesë në Myanmar.

19-vjeçari shkoi në një udhëtim në Tajlandë me

Atje, 19 vjeçarit ia rrujtën kokën dhe e detyronin të punonte 16 deri në 20 orë në ditë.

Kur nuk arrinte t’i përmbushte objektivat, rrihej me një shufër metalike, mbyllej në një dhomë të errët dhe shpesh lihej pa ushqim. Abuzimi ishte aq i rëndë sa pas disa muajsh, 19-vjeçari humbi edhe dëgjimin.

40,000 euro që të lirohet

Hapi tjetër në aventurën e 19-vjeçarit përfshinte shantazhin nga rrëmbyesit e tij për ta liruar.

Familja e tij duhej të paguante 40,000 euro që i riu kinez të lirohej dhe të kthehej në shtëpi në qershor, pas katër muajsh në robëri.

Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua gjatë kthimit të saj në Kinë pas 10 ditësh në Tajlandë dhe tani po përballet me akuza për mashtrim.

Familja e viktimës, e cila thotë se 19-vjeçari ende vuan nga ankthet, shpreson që 17-vjeçarja të marrë dënimin maksimal për tradhtinë e saj./Versus.al

 

Tags:

kine myanmar

Poll