
Një linjë hekurudhore që përdorej për furnizimin e Ukrainës është hedhur në erë në Poloni mëngjesin e sotëm (17 nëntor). Problemi me infrastrukturën hekurudhore, u raportua fillimisht nga një makinist në rajonin Życzyn të Polonisë, Qarku Garëolin, pranë stacionit hekurudhor PKP Mika.
Kryeministri polak, Donald Tusk vizitoi menjëherë vendin, dhe deklaroi se është një sabotim nga agjentët e shërbimit sekret rus, pasi kjo linjë përdorej për ti dërguar ndihma Ukrainës e cila ndodhet në luftë. Dyshimet e kryeministrit Donald Tusk u konfirmuan nga Ministri i Brendshëm polak Marcin Kierëinski, duke akuzuar Moskën se ka lidhje me ngjarjen.
“Ka shumë të ngjarë që individët që kryen sabotimin të kenë vepruar me urdhër të shërbimeve të inteligjencës së huaja”, deklaroi Ministri i Jashtëm, pa përmendur ndonjë vend specifik.
Ukraina njoftoi se GRU (Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake Ruse) fshihet pas sabotimit të hekurudhës polake.
Drejtuesi i Qendrës për Luftimin e Dezinformimit të Ukrainës, Andriy Kovalenko, shpjegoi:
“Kjo është një njësi sabotimi e GRU- së ruse përgjegjëse për operacionet jashtë vendit. Vendet e NATO-s janë ndër objektivat e saj kryesore”.
