“14 kontrolle u kryen këtë të enjte nga policia gjyqësore federale (PJF) e Antwerp me kërkesë të një gjyqtari hetues të specializuar në çështjet e terrorizmit". Kështu njoftoi zyra e prokurorisë federale belge paraditen e së enjtes. Kontrollet u kryen në qytetet Seraing, Antwerp, Saint-Josse-ten-Noode, Menen, Bourg-Léopold, Liège, Kortrijk, Ghent dhe Zonhoven. Prokuroria saktësoi se “shtatë persona janë marrë në pyetje. Hetuesi do të vendosë nëse ata do të rrinë në qeli me urdhër arresti. Të gjithë personat e përfshirë dyshohen për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, financimin e terrorizmit dhe përgatitjen e një sulmi terrorist.” “Objektivat e tyre konkretë nuk janë përcaktuar ende”, përfundoi prokuroria.
Sipas informacioneve tona, kjo seri kërkimesh është pjesë e një operacioni evropian të koordinuar mes disa autoriteteve gjyqësore dhe inteligjente. Ai synon një grup individësh, kryesisht nga Azia Qendrore, të cilët pretendojnë se i përkasin Shtetit Islamik në Khorasan, dega e tij në këtë rajon të globit.
Megjithatë, sipas informacioneve tona, autoritetet belge dhe evropiane kanë dashur të ndërhyjnë këtë të enjte në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. Kjo ndërhyrje saktësojnë mediat belge është bërë jo sepse grupi kishte shënjestruar apo organizuar në mënyrë specifike një sulm i planifikuar, pasi ata me sa duket nuk kishte ende një objektiv të përcaktuar – por “si një masë parandaluese”, duke qenë se Lojërat Olimpike përbëjnë një objektiv të mundshëm.








